Risia e Silvinjos! Produkt që iku nga Tirana pas sezonit të vështirë, lideri i Shkëndijës merr ftesën e jetës nga Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2025 | 22:18

Risia e Silvinjos! Produkt që iku nga Tirana pas sezonit të vështirë, lideri i Shkëndijës merr ftesën e jetës nga Kombëtarja

Klisman Cake është risia e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e tetorit. FSHF ka publikuar listën nga trajneri Silvinjo në prag të sfidës ndaj Serbisë për kualifikueset e Botërorit 2026.

Screenshot 2025-10-03 101820

Cake ka luajtur më parë me Kombëtaren U-21. Si produkt i Tiranës, mbrojtësi bashkohej në vitin 2017 me ekipin e parë. Dhe pse luajti në Kategorinë e Parë, më pas u largua pas rikthimit në Superiore dhe sezonit të vështirë 2018/19.

Cake e vazhdoi karrierën në Maqedoninë e Veriut. Nga viti 2019 deri në vitin 2022 kontribuoi për Strugën. Më pas u transferua te Shkëndija.

Me skuadrën tetovare u bë pjesë e historisë. Këtë sezon po luajnë në grupet e Ligës së Konferencës.

PANORAMASPORT.AL