Risia e madhe dështon te Vllaznia-Elbasani, e pazakontë çfarë ndodhi dje me VAR-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2025 | 22:33

Risia e madhe dështon te Vllaznia-Elbasani, e pazakontë çfarë ndodhi dje me VAR-in

Sfida mes Vllaznisë dhe Elbasanit u fitua dje me rezultatin 1-0 nga kuqeblutë. Ndeshja u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa mbrëmë ndodhi një episod i pazakontë me VAR-in.

Screenshot 2025-10-05 145803

“Panorama Sport” mëson se VAR ka punuar deri në minutën e 7-të të takimit. Më pas ka qenë jashtë funksionit, ndërsa e gjithë pasha i ka mbetur vendimeve të gjyqtarit Juxhin Xhaja në fushë.

Rast i rëndësishëm gjatë ndeshjes ishte në minutën e 89-të. Kubazi pati një ndërhyrje të ashpër ndaj Lulajt, të cilën Xhaja e ndëshkoi me karton të verdhë.

Xhaja nuk mund ta rishikonte rastin, ndërsa kështu u shmang edhe një karton i kuq i mundshëm për talentin e Vllaznisë. Lulaj pati nevojë për ndihmën e stafit mjekësor pas rastit në fjalë.

Dje ishte një dështim me VAR, që kujtojmë këtë sezon ka ardhur me risi në futbollin shqiptar. Kjo pasi qendra e re e sistemit VAR ndodhet në “Shtëpinë e Futbollit”.

Episodi: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL