Rikthehet Superiorja/ Një mini “Final Four”, sot përballen skuadrat e vendeve të para me njëra-tjetrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 8:20

Rikthehet Superiorja/ Një mini “Final Four”, sot përballen skuadrat e vendeve të para me njëra-tjetrën

Sot mund të cilësohet padyshim një ditë “Final Four”, kjo për shkak se do të luajnë 4 skuadrat e para me njëra tjetrën.Kategoria-SuperioreDy duele do të zhvillohen në orën 13:30, ku Bylisi do të presë Elbasanin, ndërsa Egnatia e vendit të parë do të përballet me Partizanin e vendit të tretë.

Në orën 16:30, Vllaznia e vendit të 2 do të udhëtojë drejt “Elbasan Arena” ku do të duelojë me Dinamon e vendit të 4.

Priten përballje të forta dhe tepër të luftuara ditën e sotme.

NDESHJET E SOTME

EGNATIA-PARTIZANI 13:30

BYLIS-ELBASANI 13:30

DINAMO-VLLAZNIA 16:30 (në “Elbasan Arena”)

PANORAMASPORT.AL