Rënia e Skënderbeut nga kategoria, reagon Takaj: Ju kërkoj ndjesë të gjithëve, është momenti për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2025 | 23:55

Rënia e Skënderbeut nga kategoria, reagon Takaj: Ju kërkoj ndjesë të gjithëve, është momenti për të…

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka reaguar pas rënies së klubit korçar nga elita e futbollit shqiptar.  

ARDJAN TAKAJ

Numri një i bardhekuqve, u ka kërkuar ndjesë të gjithëve për zhgënjimin, teksa premton se Skënderbeut do të rikthehet më i fortë se kurrë më parë.  

REAGIMI I PLOTË I PRESIDENTIT TË SKËNDERBEUT:  

Të dashur tifozë të Skënderbeut,
Sot jemi të detyruar të pranojmë një realitet të hidhur: Skënderbeu ka rënë nga Kategoria Superiore. Kjo është një goditje e rëndë për historinë, krenarinë dhe përkushtimin tonë si klub dhe si qytet.
Unë, si president i klubit, e ndjej përgjegjësinë e plotë. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve — për zhgënjimin, për pritshmëritë e thyera dhe për dhimbjen që kjo sjell tek çdo korçar që rreh me zemër për Skënderbeun.
Por nuk jemi të mposhtur.
Rënia nuk është fundi ynë. Është momenti për të reflektuar, për të pastruar, për të ndërtuar nga e para, me përulësi dhe vendosmëri. Skënderbeu do të rikthehet. Me ndihmën tuaj, me dashurinë tuaj dhe me besimin tuaj, ky klub do të ngrihet më i fortë se kurrë më parë.
Ju falënderoj për besnikërinë tuaj. Ju meritoni më shumë, dhe unë ju premtoj se do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer lavdinë e humbur.
Përpara Skënderbeu!

takajjj

PANORAMASPORT.AL