Postuar: Prill 3, 2026 | 21:10
RENDITJA PROVIZORE/ Garë e ethshme për mbijetesën, ja si ndryshon tabela pas “X”-it në Vlorë
Supersfida mes Flamurtarit dhe Tiranës, e mbyllur në barazim 1 me 1, ngriti siparin e javës së 30-të të Superiores.

Ky rezultat e ka bërë edhe më të ethshme garën për sa i përket mbijetesës, me vlonjatët që mbyllin tabelën me 25 pikë, 2 më pak se Vora e vendit të 9-të, ndërkohë që në vend të tetë ndodhet Tirana me 28 pikë. Në ujëra të turbullta qëndron edhe Bylisi me 30 pikë.
Për sa i përket dueleve të tjera, kjo javë kulmon me 3 duelet e ditës së nesërme, teksa mbylle të dielën me sfidën Vora-Teuta.

JAVA 30
SOT
FLAMURTARI-TIRANA 1-1
NESËR
PARTIZANI-VLLAZNIA 17:00
EGNATIA-BYLIS 17:00
DINAMO-ELBASANI 20:00
TË DIELËN
VORA-TEUTA 15:00
PANORAMASPORT.AL













