RENDITJA E SUPERIORES/ Pesë skuadra ndahen nga dy pikë për mbijetesën, garë e fortë për Final Four

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2025 | 20:06

RENDITJA E SUPERIORES/ Pesë skuadra ndahen nga dy pikë për mbijetesën, garë e fortë për Final Four

Sot u mbyll java e 32-të e Superiores. Egnatia fitoi në transfertën e Bylisit(0-2), ndërsa Elbasani mposhti Tiranën me rezultatin 2-1.

superiore renditja

Gara mbetet e ethshme për mbijetesën. Janë vetëm dy pikë që ndajnë Teutën e vendin të gjashtë nga Tirana e vendit të fundit. Plot 5 skuadra, ose gjysma e Superiores, që duan t’i shpëtojnë rënies në Kategorinë e Parë.

Gara mbetet e fortë edhe për “Final Four”. Kjo pasi Elbasani nuk i ndahet Partizanit duke qëndruar 4 pikë prapa. Vllaznia i është afruar me 1 pikë Dinamos, ndërsa luhet për favorin e vendit të dytë.

Egnatia qëndron e shkëputur në vendin e parë. Tashmë kanë mbetur edhe 4 javë për t’u luajtur.

Screenshot 2025-03-31 200618

PANORAMAPORT.AL