RENDITJA E SUPERIORES/ Ndryshime të rëndësishme, Vllaznia bën kthesën e madhe! Gjithçka e hapur në fund
Sot u luajtën tri ndeshjet e mbetura, për të mbyllur javën e 20-të të Superiores. Fitore korri Partizani dhe Vllaznia, respektivisht përballë Teutës dhe Dinamos. Vora dhe Tirana u ndanë në barazim.

Vllaznia ka bërë kthimin e madh në dy javët e fundit. Tashmë ekipi i Martinit e shikon veten në vendin e dytë me vetëm 2 pikë më pak se Egnatia kryesuese. “Final Four” plotësohet me Elbasanin dhe Dinamon.
Partizani pozicionohet për herë të parë pas kaq kohësh, në vendin e pestë. Të kuqtë numërojnë po aq pikë sa Teuta. “Final Four” është 7 pikë larg.
Ekipet e tjera janë në garë serioze për mbijetesë. Vora si vend i shtatë, ndodhet jashtë zonës së ftohtë. Me 5 pikë më pak ndjek Flamurtari dhe Bylisi. Këto të fundit humbën vendin në “play out”, për shkak të përballjeve direkte me vlonjatët.
Tirana mbyll renditjen e Superiores. Bardheblutë numërojnë 4 pikë më pak se Flamurtari.
RENDITJA E SUPERIORES PAS 20 JAVËSH

PANORAMASPORT.AL













