RENDITJA E KATEGORISË SË PARË/ Java e fundit vë në rrezik kreun për Skënderbeun, “play off” dhe “play out” mbajnë në lojë ekipet
Java e 21-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me dy ndeshje. Iliria ndau pikët me Burrelin, ndërsa Besa me Luftëtarin. Rezultatet përfundimtare ishin 1 me 1.

Burreli dhe Iliria mund t’i kënaqen pikës së marrë, që i mban në zonën “play off”. Burreli si vend i pestë, ndërsa Iliria me 5 pikë më pak në vendin e gjashtë. Kjo zonë mban edhe Pogradecin me Kastriotin.
Besa ndërkohë ndodhet në vendin e shtatë me 1 pikë më pak se Iliria. Luftëtari duhet thënë se si vend i parafundit, me 4 pikë më pak se Lushnja që mbyll zonën “play out”, po mban gjallë shpresat.
Për t’u kthyer te renditja e përgjigjshme, mund të thuhet se ishte java e surprizave. Pogradeci dhe Skënderbeu u ndalën në transferta dhe kështu përfitoi Laçi. Kurbinasit tashmë numërojnë 3 pikë më pak se Skënderbeu, që e shikon kreun të rrezikuar. Dy vendet e para sigurojnë ngjitjen direkte në Superiore.
Gara mbetet e ethshme për rënien nga kategoria. Korabi numëron po aq pikë sa Apolonia që ndodhet në zonën “play out”. Kukësi si vend i fundit, duhet të rikuperojë 8 pikë ndaj Lushnjës vetëm për të shpresuar te mbijetesa.
RENDITJA E KATEGORISË SË PARË

PANORAMASPORT.AL













