Postuar: Tetor 2, 2025 | 23:59
Rekordin e mban Bylisi, ja sa të huaj u aktivizuan në javën e pestë të Superiores
Java e pestë e Kategorisë Superiore nxori edhe një herë në pah varësinë e skuadrave shqiptare nga lojtarët e huaj. Plot 70 futbollistë të huaj u aktivizuan në këtë javë kampionati, duke dominuar në formacionet titullare.

Rekordin e mban Bylisi, me 12 lojtarë të huaj në fushë, i ndjekur nga Flamurtari dhe Tirana, të dyja me nga 11. Pas tyre renditet Egnatia me 7, ndërsa më pak të huaj në formacion kishte Vllaznia, vetëm 3. Ky trend konfirmon profilin ndërkombëtar të kampionatit shqiptar, ku afrimi i legjionarëve po bëhet faktor vendimtar në ecurinë e skuadrave.

PANORAMASPORT.AL













