Postuar: Janar 23, 2026 | 18:46
“Qetësia para stuhisë”, Vllaznia zyrtarizon firmën me mesfushorin që i mori Partizanit
Ensar Tafili ka rinovuar me Vllazninë deri në vitin 2028. Njoftimi është publikuar nga kuqeblutë, që dje bënë të njëjtën gjë me Gledjan Pusin. Për shkak të prezantimit të lojtarëve që priten si Kevin Dodaj, këto dy rinvovime shikohen si qetësia para stuhisë.

Shkodrani Tafili e nisi karrierën te moshat e Vllaznisë. Në verën e vitit 2022 vendosi të kalonte te Partizani, për një eksperiencë që zgjati me akademinë e kuqe për dy vite. Më pas u rikthye sërish te Vllaznia.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se KF Vllaznia ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Ensar Tafili. Mesfushori 20 vjeçar do të jetë i veshur kuqeblu deri në vitin 2028”, shkruan Vllaznia.
PANORAMASPORT.AL













