Problem krahu i djathtë, katër mungesa të sigurta te Elbasani
Sikur të mos mjaftonin mungesat e tre lojtarëve të dëmtuar si Lleshi, Hakaj dhe Hasani, Elbasani nuk do të ketë të gatshëm për Partizanin edhe mbrojtësin Bledar Lila për shkak të kartonëve.
Një hall më vete për Gvozdenoviç, sepse i mungon një mbrojtës i djathtë i mirëfilltë, ndaj do i duhet të bëjë lëvizje. Një opsion është spostimi i Lajthisë në mbrojtje ose i Lulajt nga qendra më të djathtë dhe qendrën ta bëjë Olberkis me Mustën.
Në të majtë të luajë më pas Klevis Kasa. Pas dy golave në ndeshjen e Kupës kundër Vllaznisë, Gvozdenoviç nuk kërkon të privohet nga Lajthia si sulmues krahu dhe kësisoji zgjidhja në të djathtë është Lulaj, i cili ka luajtur edhe më parë në këtë rol.
Sa i përket pjesës përpara nuk ka probleme, ndonëse sërish edhe aty ka dilema, për shkak të alternativave që ka në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL













