Prapaskenë merkatoje, ja si Vora tentoi t’u marrë Trashin vlonjatëve
Flamurtari bind Lorenc Trashin të qëndrojë në Vlorë edhe për sezonin 2025-2026 në Kategorinë Superiore. “Panorama Sport” zbulon edhe prapaskenat se si kuqezinjtë arritën të mbajnë ish-mbojtësin e Kombëtares, pasi për atë pati interes edhe nga klube të tjera.

Vora ishte hedhur në sulm për të përfituar shërbimet e ish-kapitenit të Partizanit dhe futbollistit që mbylli sezonin në Vlorë. 33-vjeçari nga Gramshi ishte një ndër shtyllat kryesore të skuadrës gjatë sezonit të fundit në Kategorinë e Parë, ndaj drejtuesit e klubit kanë vendosur që të rinovojnë me Trashin. Por Vora ishte futur në lojë për t’i “prishur” punë Flamurtarit. Vlonjatët e kapën momentin dhe i bën bllokadë. Trashi për 6 vite ishte pjesë e Partizani, por që provoi edhe dy aventura jashtë vendit, te Qadsia në Katar dhe Ballkani në Kosovë.
Drejtuesit e Vorës e kishin kontaktuar Trashin, i cili në fakt deri në momentin e rinovimit të kontratës ishte i pavendosur për të ardhmen, ndërsa e tundonte edhe fakti se te Vora ishte pranë familjes. Por kanë qenë drejtuesit vlonjatë ata që e bindën. Mësohet se shuma e ofruar ka qenë e barabartë, si nga Flamurtari, ashtu edhe nga Vora, por më pas vlonjatët i ofruan rreth 15 milionë më shumë për ta mbajtur, duke gjetur edhe dakordësinë.
E.SIKA- PANORAMASPORT.AL













