Prapaskenat/ Kishte dhënë dorëheqjen para humbjes në Champions, situatë e çuditshme me trajnerin para ndeshjes Egnatia-Dinamo Minsk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2025 | 16:35

Prapaskenat/ Kishte dhënë dorëheqjen para humbjes në Champions, situatë e çuditshme me trajnerin para ndeshjes Egnatia-Dinamo Minsk

Dinamo Minsk është në një situatë të pazakontë. Në ndeshjen e fundit me Egnatian, mungoi trajneri Vadim Skripçenko. Ky i fundit u zëvendësua nga asistenti, Aleksandr Pavlov.

Screenshot 2025-07-30 162323

Më parë klubi bjellorus kishte njoftuar se e ka dërguar trajnerin Vadim Skripçenko me pushime. Një lajmërim i çuditshëm, ndërsa klubi u eliminua nga Ludogorets në turin e parë të Champions.

Skripçenko kishte dhënë më parë dorëheqjen nga Dinamo Minsk, por klubi nuk e kishte pranuar. Bëhet fjalë për një ndeshje të humbur në kampionat përgjatë qershorit. Dzerzhinski Arsenal fitoi 2 me 1 asokohe dhe Skripçenko ishte gati të largohej.

Tashmë Dinamo Minsk ndodhet sërish në situatën më kritike. Egnatia i ka mposhtur 2 me 0 në Hungari dhe ka mundësinë e artë të kalojë turin, pasi ndeshja e kthimit luhet në Rrogozhinë.

PANORAMASPORT.AL