Plotësohet ekipi i Egnatias, rikthime me peshë për të përmbysur Partizanin. Njihuni me formacionin e mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2025 | 12:54

Plotësohet ekipi i Egnatias, rikthime me peshë për të përmbysur Partizanin. Njihuni me formacionin e mundshëm

Edlir Tetovës i kompletohet disi grupi para sfidës me Partizanin, pasi i rikthehet dyshja e mbrojtjes, Xhemajli dhe Sota, të cilët kanë qenë të dëmtuar. Sakaq, vijon të jetë mungesë e madhe Edison Ndreca, ndërsa dyshime ka edhe për sulmuesin Redi Kasa.

egnatia

Të gjitha gjasat janë që Tetova të vijojë të luajë me një 4-2-3-1, i cili ka qenë formacioni më i zakonshëm i këtij sezoni. Me rikthimin e Xhemajlit, pritet ta bëjë ai qendrën me Dylis dhe Aleksi të spostohet në mesin e fushës me Fernandon.

Krahët e mbrojtjes do të jenë të Fangajt me Alijevin. Në fazën ofensive pritet Ujka, Lushkja dhe Zejnullai, që do të mbështesin në majën e sulmit, Bakajokon.

Screenshot 2025-04-23 125311

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL