Postuar: Nëntor 2, 2025 | 13:02
Pjesë e Partizanit në fitimin e titullit, por pa luajtur asnjë minutë! Sulmuesi i larguar nga Bylisi debuton në Rumani
Endri Çelaj ka vendosur të largohet nga Superiorja dhe ta vazhdojë karrierën te Metaloglobus i Bukureshtit. Te klubi rumun ka debutuar në sfidën e Kupës ku Arges fitoi me rezultatin 2-3. Çelaj mori 25 minuta.

21-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Bylisit në Superiore. Në Shqipëri ishte Partizani që e mori për herë të parë, duke e përfshirë sulmuesin në skuadrën që fitoi titullin në sezonin 2022/23.
Çelaj e mbylli me shtatë ndeshje te Bylisi ku shënoi një gol dhe asistoi një tjetër. Me ekipin e parë të Partizanit nuk debutoi asnjëherë dhe pse qëndroi për dy sezone, ndërsa luajti me skuadrën U-21 të kryeqytetasve.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













