Pikantet Vora-Partizani/ Një tifoz në fushë, prezent edhe Jasir Asani! Ja çfarë nuk u pah në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2026 | 16:18

Pikantet Vora-Partizani/ Një tifoz në fushë, prezent edhe Jasir Asani! Ja çfarë nuk u pah në TV

Ndeshja u ndoq nga të dy presidentët, Gaz Demi e Albert Xhabafti që ishin, fare pranë njëri-tjetrit dhe që nuk komunikuan me njëritjetrin gjatë gjithë lojës përveçse takimit të parë kur u paraqitën në tribunat përkatëse të personelit VIP.

MixCollage-16-Mar-2026-04-17-PM-8942

Xhabafti qëndroi pranë kryetarit të bashkisë e Demi pranë drejtuesve të partizanit dhe drejtorit sportiv Genc Tomorit.

Jasir Asani e ndoqi ndeshjen shumë pranë presidentit të Partizanit.

Një stadium i mbushur si asnjëherë tjetër në Vorë, rreth 3500-4000 vetë ku tribuna ishin të ndara me dy ngjyra.

Në pjesën veriore triumfonte bluja vorake dhe pjesa jugore ku triumfonte ngjyra e kuqe. Vora luajti me dy kapitenë.

Për 70 minuta shiritin e mbajti Barjamaj e me futjen në lojë të Tabakut, Marjo vetë ja dorëzon shiritin edhe pse vijoi ndeshjen.

Në momentin që Doumbia shënoi golin e Partizanit, një tifoz nga grupimi Guerils kaloi hekurat e tribunës dhe hyri në fushë të merrte bluzën e Doumibas por punonjësit e sigurisë arritën ta ndalnin në kohë.

Daka humbet një top në pasimin ndaj Bardhit e i përrulet në gjunjë Bardhit për pasimin e gabuar, në minutën e 26-t.

Janë regjistruar dy momente përplasjesh mes lojtarëve.

Fillimisht Kashari – Sembene, e pastaj Felipe ndërhyn brutalisht ndaj Sembene, por nuk pati karton përveçse këshillim të lojtarëve. Përplasja tjetër ishte në minutën e 55-të mes Atansakoski e Chibuike.

PANORAMASPORT.AL