Pikantet e Vllaznia-Laçi/ “Holanda” në Shkodër, Balajn e duartrokasin
-Pavarësisht se ishte ndeshja e fundit e sezonit, të pranishmit në stadium janë të paktë. Shifra e tyre nuk i kalon 700 të pranishëm.
-Fusha dhe tribuna përballë e “Loro Boriçit” janë në gjendje perfekte. Fakt që vlerësohet nga të gjithë.
-Trajner i Vllaznisë është Vioresin Sinani. Zëvendëstrajneri kuqeblu për 1 ditë ishte trajner i parë, kjo për shkak të pezullimit të Brdariç. Me trajnerin gjerman që ndjek ndeshjen mbi pankinën e skuadrës së tij.
-Sporti dhe politika “bashkohen”. Disa prej kandidatëve të qarkut Shkodër për zgjedhjet parlamentare 2025 ishin të pranishëm për të shijuar sfidën.
-”Paskemi ndeshje me Holandën”, batuta nga tifozët shkodranë që i drejtohen uniformës që kishte veshur Laçi. Me kurbinasit që kishin preferuar ngjyrat portokalli, si kombëtarja e njohur europiane.
-”Nuk keni fjet në zheg (drekë)”, një fjali e tifozëve shkodranë ndaj futbollistëve të tyre, që nuk ishin në ritmin e zakonshëm.
-”Uno a uno” (një për një) janë fjalët që trajneri Moreiro këshillon disa herë lojtarët e tij.
-Sinani e ka në një moment me Çobën, ku i drejtohet me fjalët: “Është i yti, më i vëmendshëm”.
-Duartrokitje të shumta për Balajn në momentin kur lë fushën për Mensah. Tifozët kuqeblu i drejtohen edhe me fjalët: “Tani duam golat edhe në ‘Final 4″.
PANORAMASPORT.AL













