Pikantet e Tirana-Pogradeci/ Zharmunin e bëjnë balerin, arrestohet një tifoz që hyri në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2025 | 13:04

Pikantet e Tirana-Pogradeci/ Zharmunin e bëjnë balerin, arrestohet një tifoz që hyri në fushë

Një përballje që solli interesimin e rreth 3 mijë tifozëve dhe një pogradecar që hyn në fushë. Sherr mes lojtarëve dhe të tjera momente pikante serviren nga “Panorama Sport”.

Autobusi i Tiranës i bllokuar në mes të rrugës

Autobusi i Tiranës i bllokuar në mes të rrugës

– Pragndeshja nis si mos më keq për bardheblutë, të cilëve u prishet autobusi dhe detyrohen ta bëjnë në këmbë një pjesë të rrugës për në stadium. Më konkretisht, i ishte çarë goma, duke e lënë skuadrën në “baltë”.

– Interesimi për të parë nga afër përballjen ka qenë i kënaqshëm, me afro 3000 të pranishëm. Numri i mbështetësve ishte pak a shumë i barabartë për të dyja ekipet.

– Kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro, pasi takon ekipin kundërshtar, qëndron edhe për të takuar shokët e tij të skuadrës për t’u dhënë zemër.

– E çuditshme, por ekipet evituan fotot e rastit para ndeshjes. Në fakt, u vu re edhe mungesë fotografësh në minutat e para të ndeshjes dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja.

– Tifozët e Pogradecit kishin një dedikim special për futbollistin e tyre Redon Raza. Ata kishin vënë një pankartë me emrin e tij dhe numrin 88 që mban në fanellë.

– Trajneri i Pogradecit, Ardian Mema, e ka përjetuar jo pak ndeshjen kundër Tiranës. Shumë pak herë shihej t’u jepte udhëzime të tijve, ndërkohë që më shumë e bënte stafi.

– Jan Soler, pas shënimit të golit, ulet në tokë dhe falënderon Zotin në shenjë mirënjohjeje. Mirëpo, në fund, sistemi VAR i heq golin.

– Tifozët e Tiranës kapen herë pas here me sulmuesin Zharmuni. Në një moment, ata e pagëzojnë me nofkën “balerin”.

– Nuk munguan as thirrjet e tifozëve të Tiranës kundër presidentit Refik Halili.

– Në fund ka përplasje më fushë mes lojtarëve, ndërsa një tifoz i Pogradecit futet në fushë gjatë këtij momenti. Fillimisht e ndalin stjuartët dhe më pas ndërhyn policia, duke e nxjerrë jashtë stadiumit për ta shoqëruar në ambientet e komisariatit.

PANORAMASPORT.AL