Pikantet e Teuta-Egnatia/ Durrsakët kthehen 18 vite pas në kohë, kur i shpëtonte… Hodo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2026 | 23:28

Pikantet e Teuta-Egnatia/ Durrsakët kthehen 18 vite pas në kohë, kur i shpëtonte… Hodo

Teuta ka siguruar play-off në Superiore pas fitores 3-2 kundër Egnatias në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit:

teuta

-Takime të shumta në fillim të ndeshjes mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

-Pavarësisht se ishte një orar që nuk premtonte shumë, në Durrës kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh në stadium.

-Klejdi Daci arriti të shënojë dy golat e parë këtë sezon me Teutën dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

-Trajneri Nevil Dede komunikonte vazhdimisht me të rinjtë e ekipit, duke u dhënë besim gjatë gjithë takimit.

-Fundi i ndeshjes nuk ishte ai i duhuri për Teutën, pasi në përfundim blutë do të luajnë një ndeshje shtesë për të siguruar qëndrimin në Superiore ndaj Pogradecit.

-Për herë të fundit, Teuta ka luajtur një ndeshje shtesë ndaj Burrelit më 24.05.2008, plot 18 vite më parë. Në atë kohë ndeshja u zhvillua në stadiumin “Qemal Stafa”, ku Teuta fitoi 2-1 pas kohës shtesë me golat e Erion Dushkut dhe Bledar Hodos.

PANORAMASPORT.AL