Pikantet e Teuta-Egnatia/ Cjapi qetëson Dobin, Ruçi fashohet në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 17:33

Pikantet e Teuta-Egnatia/ Cjapi qetëson Dobin, Ruçi fashohet në kokë

Sfida mes Teutës dhe Egnatias ishte e mbushur me emocione, polemika dhe momente tensioni që para fillimit të takimit e deri në fishkëllimën përfundimtare.

Screenshot 2025-12-24 173239

-Para startit të ndeshjes, Gruda dhe Aleksi, dy ish-lojtarë të Teutës, u përshëndetën me ish-shokët e skuadrës, në një moment miqësor përpara përplasjes në fushë.

-Paniku i parë u regjistrua pas një përplasjeje kokë më kokë, ku Ruçi u ça dhe kishte nevojë për ndihmën e stafit mjekësor të Egnatias. Pas fashimit, lojtari u rikthye në fushë.

-Një tjetër episod tensioni ndodhi pas një përplasjeje mes Fadairos dhe Alievit. Ky i fundit dëgjohet t’i drejtohet arbitrit me fjalët: “Pse nuk i jep karton, më goditi?”, ndërkohë që loja vijoi pa ndërprerje.

-Teuta arriti të shënonte e para me sulmuesin Jurgens, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Në kampin durrsak pati dyshime të forta se goli ishte i rregullt.

-Vetëm një minutë më pas, Egnatia shënoi golin e fitores. Edhe ky rast u kontrollua nga VAR-i, por goli u konfirmua si i rregullt.

-Arbitri Cjapi pati një moment komunikimi me trajnerin e Teutës, Dobi, duke e qetësuar me fjalët: “Më i qetë, e shoh unë lojën.”

-Në një tjetër episod, Xhoel u rrëzua në zonë dhe kërkoi penallti. Lojtarët rrethuan arbitrin, ndërsa kapiteni i Egnatias, Aleksi, u dëgjua duke thënë: “Luaj mo, luaj, asgjë nuk ka, po ec tani”.

-Ndeshja u mbyll me karton të kuq për Alievin, i cili u largua nga fusha mes thirrjeve mbështetëse: “Hajde Ali, hajde se të mbroj, mos u mërzit”.

PANORAMASPORT.AL