Pikantet e Flamurtari-Egnatia/ Çantakias dëmtohet në nxemje, fishekzjarrë me shumicë
“Panorama Sport” sjell pikantet nga sfida e Vlorës, një ndeshje e mbushur me detaje ku Egnatia u rikthye te fitorja dhe Flamurtari përfundoi në vendin e fundit.

-Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi mbërrin dy minuta para se të fillojë ndeshja dhe ngjitet në tribunë. Idrizi takohet me presidentin e Egnatias, duke shtrënguar duart.
-Sapo nisi takimi trajneri italian, dëgjohet të thotë me zë të lartë: “Forca djem”.
-Çantakias që ishte projektuar titullar u dëmtua në nxehje dhe vendin e tij e mori Skuadrone.
-Stadiumi pa tifozë për shkak të dënimit të fushës. Në këto kushte ishte lehtësisht e dëgjueshme çdo gjë që ndodhte në fushë.
– Dhjetëra tifozë me daulle e fishekzjarrë, ndoqën ndeshjen nga kabina elektrike e stadiumit.
PANORAMASPORT.AL













