Pikantet e Flamurtari-Dinamo/ Premio dhe festë te vlonjatët, Daja shkëmben batuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2026 | 14:20

Pikantet e Flamurtari-Dinamo/ Premio dhe festë te vlonjatët, Daja shkëmben batuta

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Dinamos pati edhe shumë episode të veçanta, të cilat po i sjellim në vijim.

dinamo-flamurtari

– Sinan Idrizi u ngjit në tribunë me Olsi Rama. Drejtori i Partizanit kishte ardhur të ndiqte dy kundërshtarët.

– Sinan Idrizi e ndoqi ndeshjen përkrahë përfaqësuesve të Dinamos dhe legjendave Vasil Ruci, Kreshnik Çipi, Rapo Taho.

– Sekretarin e klubit Alfred Ferko nuk e mban vendi. Ai e ndoqi ndeshjen në këmbë për 90 minuta.

– Nga trajneri Ilir Daja tek Dejvi Bregu dhe Aldo Teqja, ish-ët që ishin dje në Vlorë. Në respekt të Flamurtarit që e ka drejtuar më parë trajneri Daja nuk festoi kur skuadra shënoi golin e vetëm.

– Trajneri Andi Ribaj shpreh pakënaqësinë e tij në disa momente për futbollistët dhe në minutën e 23, Lejdi Liçaj thërret Pjeshkën, Bintsukën, Ememe dhe Maksutin.

– Në përfundim të pjesës së parë në stadium vendoset këngë qytetare vlonjate dhe italiane.

-Në pushim të pjesës së parë ish-trajneri vlonjat Eqerem Memushi shikohet i ulur pranë presidentit Sinan Idrizi.

– Në fund të takimit, drejtori i Partizanit, Olsi Rama, përgëzon për fitoren presidentin Sinan Idrizi, të cilin e përshëndet duke u larguar nga tribuna. Në hollin e impiantit në katin e parë, Olsi Ramën e ndalon një tifozë në moshë të tretë teksa i thotë: “Dua të të prezantohem dhe të them se fitorja jonë është plus për ju”. Ndërkohë Rama ia kthen: “Po patjetër që është se jemi rivalë me Dinamon”.

– Festë në dhomat e zhveshjes së Flamurtarit. Lojtarët dëgjohen duke brohoritur dhe duke i rënë tavolinave. Ndërkohë heshtje e plotë në dhomat e Dinamos.

– Pas fitores me Dinamon, për “Panorama Sport”, konfirmohet edhe super lajmin. Flamurtari do të marrë një premio të “majme” të vendosur nga djali i presidentit Sinan Idrizi, Ensar Idrizi.

-Trajneri i Dinamos Ilir Daja, takohet përzemërsisht me gazetarët vlonjatë. Në këtë moment një nga mbështetësit e skuadrës Platon Shabani i thotë: “Daja shiko sa miq ke në Vlorë. Mos thuaj që nuk të duan”. Tekniku duke se ia aprovon duke qeshur.

PANORAMASPORT.AL