PIKANTET E ELBASANI-DINAMO/ Gjysma e bluve në tribunë, tifozët braktisin “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2026 | 10:47

PIKANTET E ELBASANI-DINAMO/ Gjysma e bluve në tribunë, tifozët braktisin “Final Four”

Interesimi i tifozëve në ndeshjen e të dielës në “Final Four” ka qenë dukshëm më i ulët, duke parë që Dinamo ishte jashtë gare për titull dhe Elbasani nuk i ka më në duart e veta fatet e titullit.

WhatsApp Image 2026-05-24 at 8.36.37 PM

– Gudiabi ngushëllohet nga Diallo i Elbasanit në momentin që pret vendimin, ku mëson se kryesori e ka nxjerrë me karton të kuq për atë ndërhyrje ndaj Manellarit.

-Ilir Daja fokusohej shpesh herë duke dhënë udhëzimet e tij me anë të telefonit për pankinën, duke qenë se vetë është i dënuar nga Disiplina.

-“Senatorët” dinamovitë inkuadrohen shpesh nga regjia, të cilët ndjekin ndeshjen nga tribuna. Bëhet fjalë për Ditën, Bregun, Nezirin dhe të tjerë që nuk ishin të gatshëm në këtë përballje.

-Pas përplasjes me Janaçek, mjekët dinamovitë kanë dyshime për gjendjen e Xhejms dhe i bëjnë provat nëse është i vetëdijshëm apo jo.

-Në fund, lojtarët e Elbasanit shkuan tek tifozët e tyre për t’i përshëndetur dhe marrë duartrokitjet.

PANORAMASPORT.AL