Pikantet e Dinamo-Vllaznia/ Tifozët thumbojnë Dajën, tension në tribunën ballore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2026 | 14:25

Pikantet e Dinamo-Vllaznia/ Tifozët thumbojnë Dajën, tension në tribunën ballore

Dinamo dhe Vllaznia luajtën ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në “Air Albania”, aty ku u mbyll në barazim 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Veç lojës dhe rasteve të shumta, kishte edhe momente pikante në fushë dhe jashtë saj, të cilat “Panorama Sport” i sjell për të gjithë.

dinamo-vllaznia

– Tifozët braktisin skuadrat. Megjithëse ishte një gjysmëfinale kupe, në “Air Albania” ishin rreth 300 tifozë për të ndjekur takimin.

– Ndeshje me ritëm të lartë dhe tension. Koçi detyrohet të shfaqë 6 herë kartonin e verdhë dhe një herë kartonin e kuq.

– Në tribunën e “Air Albania”-s ishte i pranishëm presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj i cili qëndroi deri në fund të sfidës.

– Tension në tribunën ballore ku ishin vendosur dy tifozeritë. Pas përfundimit të sfidës, disa tifozë të Vllaznisë shajnë dhe hedhin mjete të forta në fushë, teksa policia ndërhyn dhe shoqëron një prej tyre, duke e nxjerrë jashtë stadiumit.

– Policia formon një kordon sigurie për të ndarë dy tribunat e tifozëve, balloren me atë pas porte por pasi nis ndeshja, largohen duke qenë se pas porte ishin rreth 20 tifozë.

– Tifozët shkodranë ironizojnë me Dajën pasi Bregu humbet penalltinë. “Hë mo Daja, do na mësosh të luajmë futboll apo jo”.

– Pavarësisht tensionit në fushë dhe në tribunë, vihet re një qetësi mes dy pankinave, të cilat kanë kritika veç për skuadrat e tyre dhe gjykimin, por jo kundrejt njëri-tjetrit.

– Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra e Dinamos feston golin e barazimit dhe dukej si trofe i fituar, ndërsa nga ana tjetër, lojtarët dhe stafi i Vllaznisë kërkojnë llogari te kryesori Koçi dhe asistentët, ashtu si edhe te delegati dhe vëzhguesi.

PANORAMASPORT.AL