Pikantet e Dinamo-Egnatia/ Daja i “sulet” Jorgjit, Bakajoko interesohet për Teqjen
Dinamo fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të dytë radhazi në “Air Albania” ndaj Egnatias, në një ndeshje me tension, kartona, gola dhe momente shumë pikante si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

– Numër i konsiderueshëm i tifozëve në stadium. Tribuna përballë është e mbushur në 60% të kapacitetit ndërkohë që një numër i konsiderueshëm është edhe pas porte.
– Tifozët e Egnatias hapin një koreografi pas porte me Gokun dhe me trofetë e fituar.
– Teqja detyrohet të lërë fushën pas 7 minutash lojë pasi Bakajoko e dëmton në fytyrë duke e gjakosur.
– Sulmuesi i Egnatias afrohet pranë ambulancës dhe interesohet për gjendjen e portierit i cili largohet për në spital.
– Pas golit të shënuar, lojtarët e Dinamos festojnë me fanellën e Teqjes.
– Ndërpritet për rreth 12 minuta ndeshja pasi në stadium nuk kishte ambulancë të pranishme.
– Ashtu siç është bërë zakon, festa për dhënien e trofeut është zhvilluar në tribunën VIP, ndryshe nga tradita kur parakalimi bëhet në fushë dhe medaljet jepen po aty.
– Dinamo ka mundur për herë të tretë radhazi në fi nale Egnatian në harkun kohor të një viti.
– Sezonin e shkuar, Dinamo fitonte Kupën ndaj rrogozhinasve, më pas Superkupën dhe së fundmi kupën sërish në “Air Albania”.
– Situatë e çuditshme në fushë pak minuta pasi nisi e dyta. Malomo merr karton të kuq për shkak të vonesave. Ky vendim ka irrituar stolin e skuadrës së Dinamos, duke qenë se kosndierohet e paqëllimshme.
– Lorenco Vila shënon gol për Dinamon por asistenti ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Lojtari i Dinamos, nuk e sheh diçka të tillë dhe heq fanellën duke festuar. Ndëshkohet me të verdhë, anulohet goli.
– Pak minutat para fundit, Daja largon një top dhe ndëshkohet me karton të kuq. Ky karton ka irrituar stolin e Dinamos, duke lëshuar një lumë ofendimesh karshi trupës së gjykimit.
– Pas përfundimit të ndeshjes, Daja i afrohet sërish i tensionuar kryesorit Jorgji, megjithatë ndërhyrja e stafi t shmang përplasjen.
– Tifozeria e Dinamos, e vendosur në tribunën ballore ka ndezur disa herë tymuese dhe fl akadanë, duke mundur të bëjnë atmosferë.
– Lojtarët e Dinamos marrin fëmijët dhe familjarët e tyre në fushë pas përfundimit të takimit, duke kaluar momente edhe me ta.
– Në tribunën VIP, ishte i pranishëm presidenti i FSHF-së Armand Duka së bashku me Ardian Bardhin e Agim Demrozin, ndërkohë që kishte edhe shumë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.
PANORAMASPORT.AL













