PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushimin e finales, tifozët braktisin sfidën me Egnatian në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2025 | 22:39

PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushimin e finales, tifozët braktisin sfidën me Egnatian në “Air Albania”

Dinamo fitoi Superkupën e Shqipërisë për herë të tretë në histori duke mundur në finale Egnatian. Veç spektaklit në fushë, kishte edhe momente interesante në tribuna, megjithëse pak tifozë.DINAMO– Në “Air Albania” ishin pak tifozë në fillim të ndeshjes por me kalimin e minutave numri u rrit dhe kishte rreth 4-5 mijë tifozë.

– Ndeshja nis me spektakël fishekzjarrësh kur skuadrat ishin rreshtuar në mesfushë duke pritur ekzekutimin e himnit Kombëtar.

– Ashtu siç është zakon, këndohet himni i flamurit pasi luhej një finale dhe pas himnit, nisi procedura standarde e ndeshjeve.

– Në tribuna kishte personalitete dhe figura të njohura të futbollit në Shqipëri, mes të cilëve edhe Altin Lala dhe Baton Zabërgja.

– Ceremonia e dhënies së trofeut, ashtu si në të shkuarën u mbajt në tribunën VIP, dhe jo në fushë siç ndodh rëndom nëpër stadiume.

– I pakënaqur me lojën e bërë, Tetova është i pari që kryen 3 ndërrime, por nuk ndryshoi gjë pasi Dinamo fitoi në fund.

– Në pushimin mes pjesëve, akademia e Dinamos dhe ajo e Egnatias zhvilluan një miniturne me penallti, ku të vegjlit e Dinamos fituan.

– Në tribunat pas porte ishin të vendosura dy tifogrupet, por të paktë në numër. Megjithatë, shpesh herë dëgjoheshin duke kënduar.

– Incident në fushë mes Guindos dhe Tetovës. Trajneri tenton të ndalë një top që shkoi në rivënie anësore, ndërkohë që Guindo duke e larguar, përplaset me trajnerin i cili kërkon llogari te kryesori.

– Dinamo fiton ndeshjen e tretë radhazi me përmbysje pas Vorës e Partizanit, teksa këtë sezon nuk kishte fituar kurrë 3 ndeshje radhazi.

– Kjo ishte finalja e dytë radhazi që Dinamo fiton kundër Egnatias. Fillimisht kryeqytetasit kishin fituar Kupën e Shqipërisë.

– Për Dinamo është trofeu i tretë i Superkupës. Pasi më pare kishin fituar në 1990 dhe 2008.

– Te Dinamo nuk ka një goditës penalltish që i besohen rregullisht pas Bregut. Në ndeshjen ndaj Tiranës ishte Vila, ndërkohë që mbrëmë ndaj Egnatias iu besua Qefalisë i cili e ndali topin në trekëndësh.

PANORAMASPORT.AL