Përplasje orari me ndeshjen e Interit në Champions, axhenda e Vllaznia-Partizani pëson ndryshime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2025 | 22:49

Përplasje orari me ndeshjen e Interit në Champions, axhenda e Vllaznia-Partizani pëson ndryshime

Superiorja do të jetë e ngjeshur për javët në vijim. Sfidat e ardhshme, pasi të mbyllet faza e tretë, do të vijnë në mesjavë.

VLLAZNIA-PARTIZANI

Axhenda e zyrtarizuar më 19 shkurt, ka pësuar ndryshime. Bie në sy ndër të tjera sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit, që ishte programuar për datën 5 mars në orën 17:00.

Ky takim do të nisë në orën 16:30. Në këtë mënyrë do të ketë përplasje orari me takimin e Champions, pasi kujtojmë se në 18:45 nis përballja mes Fejenord dhe Interit.

Ndryshime kanë pësuar dhe sfidat e tjera. I vetmi takim që nuk e ka të zyrtarizuar orarin për dhe vendin për datën 6 mars, është mes Tiranës dhe Laçit.

Kjo për shkak se bardheblutë nuk mund të presin kurbinasit në “Elbasan Arena”. Vetë Elbasani do të luajë më 6 mars në shtëpinë e tij, pasi sfidon Skënderbeun.

Si ishte axhenda për datën 5 mars

Egnatia – Dinamo  ora 14:00
Vllaznia – Partizani  ora 17:00

Si do të jetë për datën 5 mars

Egnatia – Dinamo ora 16:30
Vllaznia – Partizani  ora 16:30

Si ishte axhenda për datën 6 mars

Bylis – Teuta  ora 14:00
Elbasani – Skënderbeu  ora 17:00
Tirana – Laçi  ora 17:00

Si do të jetë për datën 6 mars

Bylis – Teuta  ora 13:30
Elbasani – Skënderbeu  ora 16:30
Tirana – Laçi(e pacaktuar)

PANORAMASPORT.AL