Përmirësimi nga faza e parë, por te Partizani sërish tremb zona e ftohtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2025 | 22:30

Përmirësimi nga faza e parë, por te Partizani sërish tremb zona e ftohtë

Partizani përmirësoi statistikat në fazën e dytë. Të kuqtë regjistruan 15 pikë në nëntë javë, kundrejt tetë pikëve të fazës së parë. Me totalin prej 23 pikëve, Partizani mban vendin e gjashtë në renditje. Aktualisht zona e ftohtë është 5 pikë larg. Ndërkohë është Vllaznia që e mbyll zonën e Final Four dhe numëron 7 pikë më tepër se Partizani.

PARTIZANI

Të kuqtë janë shfaqur inferiorë duke mos fituar asnjë prej takimeve me ekipet e katërshes së parë. 15 pikë sa Partizani grumbulloi edhe Dinamo në fazën e dytë. Egnatia me 19 pikë dhe Elbasani me 16 pikë, qëndrojnë më lart. Humbjet e Partizanit ndaj ekipeve të katërshes së parë janë ato që bien në sy. Për këtë lëvizjet në janar, si në hyrje dhe në dalje do të jenë të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL