Përgatitjet e finales, Ilir Dajës i rikthehet mesfushori te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2025 | 17:48

Përgatitjet e finales, Ilir Dajës i rikthehet mesfushori te Dinamo

Dinamo ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e së dielës, ku përballë do të ketë Egnatian në duelin e trofeut të parë sezonal. Duke marrë shkas nga festa e Krishtlindjeve, dita e djeshme ishte lënë pushim nga stafi teknik, megjithatë sot dhe nesër do të ketë stërvitje për finalen e së dielës.

Ilir Daja

Skuadra do të jetë thuajse e plotë për ndeshjen, me përjashtim të Naser Alijit i cili do të rikthehet me skuadrën në janar. Në ditën e parë të stërvitjes, përgatitjet i ka nisur edhe Gudiabi i cili duket se e ka lënë pas dëmtimin e pësuar para pak javësh dhe mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës, megjithëse me shumë gjasa do të jetë në stol dhe nuk do të luajë nga minuta e parë.

Pjesa tjetër e skuadrës ka qenë në gjendje optimale dhe në ndeshjen ndaj Egnatias, pritet që Daja veç titullarëve që po kalojnë një formë të mirë, të ketë edhe opsione të shumta për të aktivizuar nga stoli, duke marrë parasysh edhe faktin se në rast barazimi, ndeshja do të shkojë me shtesa. Sfida me Egnatian luhet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL