Përballja me Teutën, blutë e Dinamos luajnë në orar të pazakontë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2026 | 21:56

Përballja me Teutën, blutë e Dinamos luajnë në orar të pazakontë

Dinamo do të presë Teutën në “Air Albania” ditën e diel, duke nisur nga ora 18:00. Skuadra e drejtuar nga Daja do të tentojë të lërë pas momentin e keq që po kalon dhe njëkohësisht për të nisur fazën e katërt me fitore. Sipas axhendës së publikuar nga FSHF, të dielën do të zhvillohen dy ndeshje dhe këtë javë ka orare të reja në Superiore.

TEUTA-DINAMO

Në orën 15:00 do të zhvillohet ndeshja mes Vorës dhe Partizanit në stadiumin e Vorës, teksa në orën 18:00 do të luhet sfida që do të mbyllë javën e 28-të të Superiores. Fakti që dita është zgjatur tashmë, ka bërë që FSHF të mendojë për oraret e reja që prekin si Superioren, ashtu edhe Kategorinë e Parë.

Javët në vazhdim, do të kenë sërish ndryshime oraresh, me Dinamon që do të luajë edhe në orë më të hershme të drekës, në stadiume pa ndriçim, por edhe në orare më të vona në ndeshje që konsiderohen si “finale të parakohshme”.

PANORAMASPORT.AL