Përballja e tretë mes skuadrave, “nëndetësja” e bën sefte në Vorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2026 | 20:31

Përballja e tretë mes skuadrave, “nëndetësja” e bën sefte në Vorë

Dinamo do të përballet me Vorën në javën e 26-të të Superiores, aty ku do të synojë rikthimin te rezultatet pozitive.

dinamo-vora

Skuadra e Dajës e di si fitohet ndaj Vorës dhe diçka të tillë e ka bërë dy herë këtë sezon, megjithëse ndeshja nga ndeshja janë te ndryshme dhe shpesh herë ka pasur befasi me duelet e këtij sezoni. Për Dinamon, kjo do të jetë sfida e parë në stadiumin e ri të Vorës, duke qenë se dy ndeshjet e para janë luajtur në fusha të ndryshme dhe si për ironi të fatit, asnjëri stadium nuk ka qenë me fushë natyrale.

Në fazën e parë, Dinamo luajti me Vorën në stadiumin e Partizanit, duke qenë se stadiumi i vorakëve ishte në rikonstruksion dhe për pasojë, u vendos të luhej në kryeqytet. Ndërkohë, ndeshja e dytë mes tyre, është luajtur në stadiumin “Air Albania”, ku fusha është hibride dhe sërish fituese doli skuadra e Ilir Dajës. Kjo do të jetë përballja e tretë dhe Dinamo shpreson që të arrijë të rikthehet te fitoret.

PANORAMASPORT.AL