PËRBALLJA/ 16 trofe në fushë, ˮluftëˮ për kupën e 74-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2026 | 12:58

PËRBALLJA/ 16 trofe në fushë, ˮluftëˮ për kupën e 74-t

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Egnatias do të vërë përballë dy skuadra me histori dhe objektiva të ndryshme në këtë kompeticion.egnaaatiNga njëra anë qëndron Dinamo, një nga klubet më të suksesshme në historinë e Kupës së Shqipërisë, ndërsa nga ana tjetër Egnatia synon të vazhdojë periudhën më të artë të historisë së saj. Dinamo numëron plot 14 trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë, duke qenë ndër klubet më të dekoruara të vendit. Sukseset e bluve janë shpërndarë në shumë epoka të futbollit shqiptar, me triumfet që kanë ardhur në sezonet 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990, 2003 dhe së fundmi në vitin 2025.

Përveç trofeve të fituar, Dinamo ka humbur edhe 6 finale të tjera, ndërsa tashmë do të luajë një tjetër finale me objektivin për të shtuar një tjetër kupë në muzeun e klubit.

Në krahun tjetër, Egnatia po përjeton periudhën më të suksesshme në historinë e saj. Klubi rrogozhinas ka fituar 2 trofe të Kupës së Shqipërisë, në sezonet 2023 dhe 2024, ndërsa ka humbur një finale tjetër. Brenda pak vitesh, Egnatia është kthyer në një nga skuadrat më konkurruese të futbollit shqiptar dhe tashmë synon të konfirmojë dominimin e saj në këtë kompeticion.

Interesant është fakti se dy skuadrat u përballën edhe në finalen e sezonit të kaluar. Në edicionin 2024/25, Dinamo dhe Egnatia dhuruan një nga finalet më dramatike të viteve të fundit. Koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim 2-2, ndërsa trofeu u vendos vetëm nga goditjet e penalltive. Në fund, Dinamo triumfoi 5-4 nga pika e bardhë, duke fituar trofeun pas një sfide me emocione të shumta deri në sekondat e fundit.

02

PANORAMASPORT.AL