Pengu i Barjamajt pas Vllaznisë: Besoj se tani do na shkojë më mirë ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2026 | 17:46

Pengu i Barjamajt pas Vllaznisë: Besoj se tani do na shkojë më mirë ndeshja

Vora arriti të ndalte kryesuesit e Superiores shqiptare, në një barazim pa gola duke marrë një pikë të “artë” në luftën e saj për mbijetsën. Edhe pse ndoshta mund të kishte marrë edhe një fitore me tri pikë, por pengesë për ta, u bë dhe mosfunksionimi sa duhet midis sistemit VAR dhe arbitrit të ndeshjes.

barjamaj

Tashmë vorakëve u duhet ta lënë pas takimin me Vllazninë e të hidhen direkt në masat përgatitore për takimin e radhës, që do të luajnë në kuadër të javës së 33-të të ndaj kampionëve në fuqi, Egnatias. Për këtë përballje, skuadra vorake, që nga e hëna ka nisur përgatitjet ku 25 lojtarë janë vënë nën komandën e trajnerit Bellai për të qenë sa më të përgatitur në mënyrë që të dalin përsëri me një rezultat pozitiv, në mënyrë që të mbahen gjallë shpresat e shpëtimit të rënies nga kategoria.

KAPITENI BARJAMAJ – Te skuadra vorake, në ndeshjen kundër Vllaznisë, shkëlqeu kapiteni i skuadrës, Mario Barjamaj, i cili fitoi dhe trofeun si “lojtar i ndeshjes”. Ai është kthyer në një nga pikat më të forta të Vorës së këtij sezoni dhe me lojën e tij ka qenë shpesh vendimtar. Mesfushori ka shpjeguar pas barazimit me Vllazninë se kishte një peng, por ka theksuar se ekipi do bënte më mirë në ndeshjet e fundit.

“Lojtari i ndeshjes? Shija e mirë është për çdo lojtar, por pengu është se të shijon më shumë nëse do kishim arritur pikët maksimale. Por në situatën që jemi, e vlerësojmë çdo pikë. Në çdo pozicion ku na vendos trajneri, duhet të bëjmë punën tonë. Por edhe me Kasallën ndjehem mirë, jam rehat edhe kur vij mbrapa, para mbrojtjes e marr topin, edhe më lart me Kasallën ndjehem në rregull sepse krijoj shumë rrezikshmëri për kundërshtarin. Edhe në stërvitje punojmë shumë për finalizimin e pasimit të fundit.

Mendoj se edhe mungesat që kemi pasur, tani pak a shumë na janë afruar të gjithë lojtarët, besoj se do ia dalim në këto ndeshje, me pasimet e fundit dhe lojën nga krahët. Pikat e forta siç është Bardhi, është kthyer edhe Karrica, edhe Kasalla mund të kthehet në pozicionin e vet që ndjehet më rehat dhe besoj se do të na shkojë më mirë ndeshja”, tha Barjamaj për mediat pas ndeshjes.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL