Pas disfatës nisin pushimet, ja kur rikthehet në fushë Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2025 | 20:52

Pas disfatës nisin pushimet, ja kur rikthehet në fushë Vllaznia

Pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm, ku Vllaznia shkoi deri në ndeshjen finale të tij, tashmë skuadra do të shpërndahet. Nga sa mësohet, kuqeblutë do të qëndrojnë totalisht pushim për një periudhë 12-14 ditore. Qëllimi është për tu rikuperuar fizikisht, por edhe psikologjikisht nga disfata e rëndë kundër Egnatias me shifrat 4-0 në finalen e kampionatit.

vllaznia

Kjo periudhë pushimi do të shërbejë si periudhë pune për presidencën e skuadrës, që kërkon shumë shpejt të ndërtojë ekipin e ri për sezonin e ardhshëm.

Pritet të zhvillohet edhe faza përgatitore e verës dhe gjithashtu të “piketohen” futbollistët e mundshëm që mund të afrohen te 9 herë kampionët e vendit gjatë kësaj vere. Patjetër një vëmendje shkon menjëherë tek Kupat e Europës, saktësisht te Liga e Konferencës, ku shkodranët do të marrin pjesë.

E.ÇINARI – PANORAMASPORT.AL