Postuar: Maj 28, 2026 | 22:19
Partizanit mund t’i bëjë “nder” një serb, zbulohen prapaskenat për trajnerin e ri të “demave”
Zoran Zekiç mbetet alternativa e parë për stolin e Partizanit. Trajneri kroat ndërkohë është opsion edhe për Sarajevon, pasi klubi boshnjak planifikon të largojë Mario Cvitanoviç.

“Nderi” për Partizanin ndërkohë mund të vijë nga një trajner serb. “Balkans Sports” raporton se Ognjen Zariç i cili është aktualisht trajner i Altaç, preferohet nga drejtuesit.
Nëse Zekiç nuk është opsion te Sarajevo, Partizani ofron ambientin që e njeh mjaft mirë. Kroati ka lënë po ashtu kujtime të bukura te kryeqytetasit, pasi bashkë shkonin deri në “play off” të Ligës së Konferencës.
Zekiç është tentuar gjatë gjithë kësaj kohe te Partizani. Tashmë është koha për fjalën e fundit.
PANORAMASPORT.AL













