Partizani sot me sytë nga Spanja, në lojë janë qindra mijëra euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2025 | 12:41

Partizani sot me sytë nga Spanja, në lojë janë qindra mijëra euro

Te Partizani kanë përse të jenë të interesuar sot, ndërsa Rejsing Santander dhe Mirandes masin forcat prej orës 18:30. Të dyja skuadrat kërkojnë ngjitjen në La Liga dhe luajnë gjysmëfinalen e parë.

Screenshot 2025-06-08 124121

Maget Gueje është pjesë e Rejsing Santander dhe Partizani do të përfitojë bonuse nga situata aktuale. Kështu 100 mijë euro janë të siguruara tashmë, por shuma mund të shkojë në 300 mijë euro.

Për të fituar maksimumin e bonusit në kontratë, Rejsing Santander duhet të ngjitet në La Liga. Rruga duket e vështirë, por jo e pamundur për klubin e Maget, që pikërisht këtë objektiv ka pasur në fillim të kampionatit.

Kujtojmë se Maget u transferua nga Partizani në Spanjë për 500 mijë euro. Gjithçka u konkretizua në verën e kaluar.

PANORAMASPORT.AL