Postuar: Dhjetor 26, 2025 | 16:03
Partizani sfidon pretendentët për Superioren, konfirmohet axhenda e pazakontë
Laçi ka zyrtarizuar axhendën, për një miqësore me Partizanin. Ky takim do të zhvillohet më 30 dhjetor, prej orës 11:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

Kurbinasit pretendojnë të kthehen në Superiore dhe do të masin forcat me një ekip nga elita. Ndeshja e së martës do shërbejë edhe për Kërnajën, që po punon me ekipin në vigjilje të pjesës së dytë të sezonit.
Laçi mban vendin e dytë në Kategorinë e Parë me 7 pikë më pak se Skënderbeu kryesues. Partizani i vendit të gjashtë në Superiore numëron 7 pikë më pak se Vllaznia, që mbyll zonën e Final Four.

PANORAMASPORT.AL













