Partizani në Europë, arritje historike për klubin e kuq! Si do funksionojë shorti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2026 | 22:04

Partizani në Europë, arritje historike për klubin e kuq! Si do funksionojë shorti

Partizani do të ketë një ekip në këtë sezon, për të cilin do gëzojë arritjen në Europë. Bëhet fjalë për atë U-19, që u kurorëzua kampion duke lënë pas Laçin U-19.

Screenshot 2026-05-13 140146

Partizani U-19 i drejtuar nga Fatjon Muhameti e fitoi bindshëm kampionatin. Në fund e mbylli me 7 pikë më tepër se bardhezinjtë si ndjekësi më i afërt, ndërsa tashmë fokusi kalon tek Europa.

Ekipi do përgatitet për “UEFA Youth League” ku në short do gëzojë koeficientin 7.5, që rezulton nga ekipi i parë. Ky nuk ishte edicioni i parë që ekipi U-19 i afrohej shpalljes kampion. Megjithatë nuk shkonte më tepër se vendi i dytë apo tretë, teksa vetëm këtë herë ia doli.

Për Partizanin U-19 është arritje historike, pasi për herë të parë do përfaqësojë Shqipërinë në Europë.

PANORAMASPORT.AL