Paradoksi i Tiranës, më e fortë jashtë kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2025 | 21:05

Paradoksi i Tiranës, më e fortë jashtë kryeqytetit

Tirana ka zhvilluar deri tani 7 ndeshje këtë sezon, me një bilanc që tregon një start të vështirë për bardheblutë.

tirana derbi

Skuadra ka regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje jashtë fushe, duke shënuar 4 gola dhe duke pësuar 5, ndërsa ka grumbulluar gjithsej 4 pikë. Megjithatë, Tirana duket më e fortë jashtë fushe.

Bardheblutë renditen të tretët në tabelën e transfertave, pas Elbasanit dhe Egnatias, duke treguar se ekipi është më konkurrues kur luan larg “Selman Stërmasit”. Ky fillim sezoni tregon se Tirana ka nevojë për stabilitet në mbrojtje dhe më shumë efikasitet në sulm, por rezultatet jashtë fushe japin shpresë për një rikthim pozitiv në javët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL