Orges Shehi largohet nga Kosova, rishfaqet sërish në Superiore. Prapaskena e bujshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2025 | 23:28

Orges Shehi largohet nga Kosova, rishfaqet sërish në Superiore. Prapaskena e bujshme

Orges Shehi nuk duket se e ka të gjatë te Ballkani. Trajneri i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve dhe duket çështje kohe, që të largohet nga Kosova.

Screenshot 2025-11-11 153126

“Panorama Sport” mëson prapaskenat, që tregojnë se Shehi ia ka komunikuar vendimin edhe lojtarëve. Vetë Ballkani ka bërë mirë këtë edicion, ndërsa zhgënjim mund të shikohet vetëm ndeshja e fundit që u humb me Drenicën.

Fakt është se Shehi u paraqit së fundmi në tribunën e stadiumit “Niko Dovana”, për ndeshjen Teuta-Partizani. Me të kuqtë ishte për herë të fundit trajner në Superiore, ndërsa u largua pas ndeshjeve në Europë në sezonin 2024/25.

Kështu nuk përjashtohet mundësia, që të ketë rikthim të bujshëm në elitën e futbollit shqiptar. Teuta aktualisht mban vendin e pestë me 15 pikë. Partizani me 3 pikë më pak ndodhet në pozitën e tetë.

PANORAMASPORT.AL