Organizimi për duelin ndaj Egnatias, tifozët shkodranë nuk e braktisin ekipin
Vllaznia do të ketë edhe një herë mbështetjen e tifozëve të saj në transfertën e radhës në Tiranë, aty ku kuqeblutë do të luajnë një tjetër sfi dë vendimtare të “Final 4” në stadiumin “Air Albania kundër Egnatias.

Pavarësisht humbjes 0-2 ndaj Dinamos në ndeshjen e parë, tifozët shkodranë vazhdojnë të besojnë te skuadra dhe nuk janë gati ta braktisin ekipin në momentin më delikat të sezonit. Në ndihmë të tifozëve është vënë edhe Bashkia Shkodër, e cila ka siguruar dy autobusë për udhëtimin drejt kryeqytetit. Edhe pse nuk pritet i njëjti numër i madh tifozësh si në sfi dën e kaluar, prania kuqeblu në tribunat e stadiumit “Air Albania” pritet të jetë sërish e konsiderueshme.
Një rol të rëndësishëm në organizim do të kenë “Vllaznit Ultras”, të cilët kanë nisur përgatitjet për atmosferën në stadium. Flamujt, këngët dhe entuziazmi shkodran pritet të krijojnë edhe një herë një mbështetje të zjarrtë për ekipin. Për skuadrën, prania e tifozëve konsiderohet një shtysë e madhe morale në këtë moment vendimtar të sezonit. Në Shkodër optimizmi ende nuk është shuar dhe besimi mbetet i fortë se Vllaznia mund të reagojë dhe të vazhdojë garën për titullin kampion.
E.ÇINARI – PANORAMASPORT.AL













