Optimizëm i madh te Hajduku para sfidës në Shqipëri, bastet lënë pa shpresa Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2025 | 19:12

Optimizëm i madh te Hajduku para sfidës në Shqipëri, bastet lënë pa shpresa Dinamon

A ka frikë se si do të kalojë Hajduku në Shqipëri? Për ta, dilema nuk ekziston – “të bardhët” kalojnë Dinamon dhe ecin më tej!

hajduk dinamo
Qëllimi është i qartë: hyrja në fazën e grupeve të Conference League, me çdo kusht. Për para, përfitime, rritjen e vlerës së lojtarëve në tregun e futbollit – për gjithçka. Zira tashmë është harruar, askush nuk kujton më skuadrën nga Baku dhe atë shtesën dramatike në “Poljud”. Jeta vazhdon…

… deri në Shqipëri. Pas dy ditësh, Hajduku do të mbrojë avantazhin 2-1 të marrë në Split kundër Dinamos vendas, dhe nëse ia del, do të jetë vetëm një hap larg objektivit të madh – fazës së grupeve.

Hajduku fiton, kalon, dhe skuadra e trajnerit Gonzalo Garcia po luan gjithnjë e më mirë. Pikërisht për këtë, tifozët e “të bardhëve” janë shumë optimistë se do ta kalojnë me sukses sfidën në Shqipëri, edhe pse avantazhi 2-1 është mjaft i brishtë dhe kërkon kujdes.

Megjithatë, për kompanitë e huaja të bastevet nuk ka dilema,  Hajduku kalon sigurt. Kuota për kualifikimin e “të bardhëve” është vetëm 1.19, ndërsa kalimi i Dinamos do të shumëfishonte 4.30 herë shumën e vënë. Diferencë e madhe, duke marrë parasysh avantazhin e ngushtë të Hajdukut.

Për fitoren e vendasve kuota është 3.20, ndërsa për Hajdukun fiksohet në 2.00. Rezultatet më të pritshme sipas kompanive të basteve janë barazimi 1-1 (kuota 6.60) dhe fitorja minimale 1-0 për Hajdukun (kuota 9.60).  Bastvënësit vazhdojnë të kenë besim të plotë te ky Hajduk i Garcias.

PANORAMASPORT.AL