Opsion për të zëvendësuar Trashin e përjashtuar te Flamurtari, futbollisti nuk merr minuta te përfaqësuesja e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2026 | 16:13

Opsion për të zëvendësuar Trashin e përjashtuar te Flamurtari, futbollisti nuk merr minuta te përfaqësuesja e tij

Erik Veiga qëndroi në stol dje për Luksemburgun, që fitoi 0 me 2 ndaj Maltës. Mbrojtësi i Flamurtarit është si opsion, bashkë me Aleks Peraltën, për të zëvendësuar Lorenc Trashin.

Screenshot 2026-03-27 161215

Përjashtimi i përkohshëm i Trashit nga klubi vlonjat ishte i papritur, pas humbjes 2 me 1 ndaj Bylisit. Veiga deri tani është preferuar si qendërmbrojtës, megjithatë më parë aktivizohej si lojtar i krahut të majtë apo mesfushor tek ekipet e tjera.

Peralta ndërkohë shfaqet si alternativë e parë, për të marrë vendin e Trashit. Ndaj ish-kapitenit nuk ka akoma një vendim përfundimtar.

PANORAMASPORT.AL