Statistikat e deritanishme e rrëzojnë Tiranën nga elita e futbollit
Nga DRITAN LACI
Në 18 javë kampionat Tirana ka marrë vetëm 10 pikë. Që e llogaritur me javët e luajtura Tirana, ka marrë 0.55 pikë për një javë të luajtur në Kategorinë Superiore. Nëse do llogarisim këtë ritëm pikësh deri në fund të kampionatit 18 javë të mbetura X 0.55 pikë = 10 pikë.

Që të mbledhura me pikët që ka aktualisht 20 të tilla, në fund të kampionatit, gjithmonë nëse do vazhdojë të ruajë këtë ritëm pikësh, Tirana do të arrijë të mbledhë jo më shumë se 20 pikë.
*7 pikë më shumë se sa mblodhi Korabi i Peshkopisë në sezonin 2016-2017, që u rendit i fundit me 13 pikë. Por 22 pikë më pak se vetë Tirana e këtij sezoni që grumbulloi 39 pikë, por që ra direkt nga kategoria si ekipi i dytë që shoqëroi Korabin një ligë më poshtë, Apo 20 pikë më pak se Flamurtari i këtij sezoni si që vendi i tetë në renditje, grumbulloi në fund të sezonit 40 pikë.
*9 pikë më shumë se sa Lushnja e vendit të fundit e sezonit 2017-2018, që në fund të këtij sezoni mblodhi 11 pikë, por 25 pikë më pak se sa Vllaznia e këtij sezoni që ra nga kategoria Superiore si shoqëruesja e dytë për në ligën inferiore, por që në fund mblodhi 44 pikë.
*Duhet të marrë 2 pikë më shumë se Kamza e sezonit 2018-2019, por që nuk e shpëton nga rënia, pasi vendi i dytë që ra nga Kategoria në këtë sezon ishte Kastrioti me 42 pikë. Pra Tiranës së këtij viti, nëse grumbullon sipas projeksionit 20 pikë deri në fund të sezonit, i duhen 23 pikë të tjera që të mundë të besojë shpëtimin siç besoi Kastrioti në sezonin 2018-2019. Që si vendi i nëntë grumbulloi 42 pikë, por që nuk e shpëtuan nga rënia.
*Kamza e këtij viti nuk e mbylli kampionatin pasi u përjashtua nga gara nga Federata.
*Tirana duhet të marrë deri në fundit të sezonit 36 pikë të tjera që të arrijë vendin e tetë në sezonin 2019- 2020, që të çon në “play off”, që ishte Vllaznia e Shkodrës me 46 pikë në renditje. Pasi Luftëtari dhe Flamurtari në këtë sezon grumbulluan respektivisht 14 dhe 15 pikë, duke u renditur në dy vendet e fundit.
*Tirana duhet të marrë 21 pikë të tjera që të besojë te shpëtimi, siç besoi Bylisi në sezonin 2020-2021, që u rendit në vendin e parafundit me 31 pikë, por që nuk e shpëtuan nga rënia në një kategori më inferiore.
*Tirana duhet të marrë 25 pikë të tjera që të besojë te shpëtimi siç besoi Dinamo në sezonin 2021-2022, por që nuk e shpëtuan dot nga rënia në një kategori më inferiore. Pasi ishte Egnatia ajo që kishte grumbulluar 35 pikë në fund të këtij sezoni.
*Tirana duhet të marrë 25 pikë të tjera që të besojë te shpëtimi siç besoi Bylisi në sezonin 2022-2023, që u rendit vendi i dytë që ra në kategorinë inferiore, pas Kastriotit që mblodhi 35 pikë. Bylisi dhe Kastrioti që u parakaluan nga Erzeni me 40 pikë.
*Tirana duhet të marrë 32 pikë sa Erzeni i Shijakut në sezonin 2023-2024 që të besojë shpëtimin nga kategoria. Erzeni që la pas Kukësin me 27 pikë dhe u parakalua nga Laçi me 46 pikë
*Tirana duhet të marrë 29 pikë të tjera, që të shpëtojë siç shpëtoi Tirana në sezonin 2024-2025, që grumbulloi në fund të sezonit 39 pikë, duke lënë poshtë respektivisht Skënderbeun me 38 dhe Laçin me 37 pikë. Që do të thotë me projeksionin 0.55 pikë për ndeshje që ka aktualisht, Tirana është e rënë nga kategoria për sezonin 2025-2026.
*Por le të marrim edhe variantin sikur Tirana do të shpëtojë. Që të bëjë një gjë të tillë. Tirana duhet të parakalojë Flamurtarin e sezonit 2016-2017, që në fund të këtij sezoni shpëtoi, duke grumbulluar në fund 40 pikë. Pra Tirana duhet të grumbullojë në 18 javët e mbetura 30 pikë, që të kapë Flamurtarin e këtij sezoni. Që ndryshe do të thotë që Tirana të fitojë 1.66 pikë për ndeshje, deri në fund të kampionatit. Nga 0.55 pikë për ndeshje që fiton aktualisht. Ndërkohë që Elbasani, që pretendon për kampion, aktualisht fiton 1.83 pikë për ndeshje.
LLOGARITË
*Për të shpëtuar Tirana duhet të grumbullojë deri në fund të sezonit 46 pikë, aq sa kishte Teuta e vendit të tetë në sezonin 2017-2018. Pra që të shpëtojë me pikët e Teutës së këtij sezoni, Tirana duhet të fitojë 2 pikë për secilën ndeshje në 18 javët e mbetura. Pak më shumë pikë sa ç’fiton aktualisht Elbasani që ndodhet në vendin e dytë dhe pretendon për kampion.
*Për të shpëtuar Tirana duhet të grumbullojë deri në fund të sezonit 47 pikë, aq sa kishte Luftëtari i vendit të tetë në sezonin 2018-2019. Pra që të shpëtojë, Tirana duhet të fitojë 2.05 pikë për secilën ndeshje në 18 javët e mbetura. Më shumë pikë se ç’fiton në një ndeshje aktualisht Elbasani që ndodhet në vendin e dytë.
*Për të shpëtuar Tirana duhet të grumbullojë deri në fund të sezonit 46 pikë, aq sa kishte Vllaznia e vendit të tetë në sezonin 2019- 2020. Pra që të shpëtojë, Tirana duhet të fitojë 2 pikë për secilën ndeshje në 18 javët e mbetura. Pak më shumë se sa fiton aktualisht Elbasani që ndodhet në vendin e dytë dhe pretendon për kampion.
*Për të shpëtuar Tirana duhet të grumbullojë deri në fund të sezonit 35 pikë, aq sa kishte Kastrioti i vendit të tetë në sezonin 2020-2021. Pra që të shpëtojë, Tirana duhet të fitojë 1.38 pikë për secilën ndeshje në 18 javët e mbetura. Aq pikë sa ç’fiton sot Teuta e vendit të pestë.
*Për të shpëtuar Tirana duhet të grumbullojë deri në fund të sezonit 40 pikë, aq sa kishte Egnatia e vendit të tetë në sezonin 2021-2022. Pra që të shpëtojë, Tirana duhet të fitojë 1.66 pikë për secilën ndeshje në 1.66 javët e mbetura. Aq sa fiton sot Vllaznia në vendin e katërt në renditje.
*Për të shpëtuar Tirana duhet të grumbullojë deri në fund të sezonit 40 pikë, aq sa kishte Erzeni i vendit të tetë në sezonin 2022-2023. Pra që të shpëtojë, Tirana duhet të fitojë 1.66 pikë për secilën ndeshje në 18 javët e mbetura. Më shumë se ç’fiton Partizani në vendin e gjashtë.
*Për të shpëtuar Tirana duhet të grumbullojë deri në fund të sezonit 46 pikë, aq sa kishte Laçi i vendit të tetë në sezonin 2023-2024. Pra që të shpëtojë, Tirana Për të shpëtuar, Tirana duhet të grumbullojë deri në fund të sezonit 46 pikë, aq sa kishte Teuta e vendit të tetë në sezonin 2017-2018. Pra që të shpëtojë me pikët e Teutës së këtij sezoni, Tirana duhet të fitojë 2 pikë për secilën ndeshje në 18 javët e mbetura duhet të fitojë 2 pikë për secilën ndeshje në 19 javët e mbetura. Më shumë se ç’fiton aktualisht Elbasani që ndodhet në vendin e dytë.
*Për të shpëtuar Tirana duhet të grumbullojë deri në fund të sezonit 39 pikë, aq sa kishte po Tirana e vendit të tetë në sezonin 2024-2025. Pra që të shpëtojë, Tirana duhet të fitojë 1.61 pikë për secilën ndeshje në 20 javët e mbetura. Më shumë se çfiton aktualisht Teuta që ndodhet në vendin e pestë.
Nga projeksioni i pamundur që vihet re, për të shpëtuar Tirana duhet të ketë ritmin e një ekipi që pretendon për kampion. Atë të Elbasanit që ka grumbulluar 1.83 pikë për ndeshje në 18 javë kampionat. Ose të një ekipi që pretendon për të qenë në fazën “final four” me 1.5 pikë. Të dyja projeksione të paarritshme me numrin e pikëve 10 të tillë që ka grumbulluar në 18 javë Tiranë.
Që është më pak se 0.55 pikë për ndeshje. Por po kaq të paarritshme po të shikosh pikët që një ekip ka grumbulluar në fund të një sezoni të rregullt të Kategorisë Superiore nga sezoni 2016- 2017 deri më tani. Ku e vetmja shpresë mbetet Kastrioti i sezonit 2020- 2021 me 35 pikë.
Por që të kapur rekordin e këtij Kastrioti, Tiranë e sotme, duhet t’ia dalë të grumbullojë 20 pikë të tjera deri në fund të sezonit dhe të shpresojë që ekipet e saj rivale për të mos rënë nga kategoria, të jenë po kaq keq me pikë sa ajo.
Por ajo çka duket se e përkeqëson edhe më shumë situatën e Tiranës së këtij sezoni, është se kjo Tiranë e cila në javën e 18-të mban golaverazhin -18, më këtë ritëm kur kanë mbetur edhe 18 javë për t’u luajtur është më keq akoma se ekipet që janë renditur të fundit në katër sezonet e kaluara
RESPEKTIVISHT
Sezoni 2024-2025 Skënderbeu dhe Laçi me -10 dhe -8 Sezoni 2023-2024 Erzeni dhe Kukësi, respektivisht golaverazhi -25 -28 Sezoni 2022-2023 Bylis dhe Kastrioti -11 -23 Sezoni 2021-2022 Dinamo dhe Skënderbeu -25 -20
PANORAMASPORT.AL













