Objektiv për verdheblutë, Kupa mund të shpëtojë sezonin e Elbasanit
Rezultatet e kohëve të fundit ia kanë vështirësuar së tepërmi Elbasanit objektivin e “Final 4”, pasi diferenca e pikëve me 4 skuadrat e para është e madhe.

Për të shpëtuar sezonin ka mbetur Kupa e Shqipërisë, një mundësi për të shkuar në Europë dhe për të siguruar të ardhura, që do të ishin një ndihmë jo e vogël në një klub ku është investuar vërtet shumë.
Për të mbajtur gjallë këtë rrugë shprese, skuadra e trajnerit Gvozdenoviç duhet të kualifikohet sot për në gjysmëfinale të Kupës. Më pas do të mbeteshin dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja, me shanse reale për të fituar trofe dhe për t’i dhënë kuptim një sezoni me investime të konsiderueshme.
Në këtë sens, ndeshja e sotme në Shkodër është shumë e rëndësishme për elbasanasit, të cilëve u nevojitet me çdo kusht ky kualifikim.
PANORAMASPORT.AL













