Postuar: Janar 22, 2026 | 23:12
“O mjeshtër lere Partizanin, se e shikon nga poshtë”, Patushi thumbon drejtorin e Tiranës: Je me një këmbë në “varr”…
Ish-mesfushori bardheblu Saimir Patushi, nuk e kapërdin dot, situatën e vështirë që po kalon Tirana, duke u pozicionuar në fundin e renditjes së Kategorisë Superiore.

Patushi së fundmi ka lëshuar një tjetër “thumb” për drejtorin sportiv Omer Bunjaku, i cili në një prononcim të botuar nga “Panorama Sport”, deklaronte se nuk do të shkonte kurrë te Partizani dhe Vardari.
Nëpërmjet një komenti në “Facebook”-un e “Panorama Sport”, Patushi, e ka këshilluar Bunjakun, që të mos merret me Partizanin se është në pozita më komode dhe e këshillon të flasë më pak dhe të shikojë hallet e bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL













