Numri i “tersit”, Tiranës i kujtohet sezoni i rënies nga kategoria
Tirana mposhti Partizanin në derbi dhe u konfirmua si ekipi më në formë i Abissnet Superiore. Bardheblutë ndodhen para tri javëve delikate për mbijetesën, ndërsa “Panorama Sport” krahason formën e katër sezoneve ku është rrezikuar rënia që prej vitit 2017.

Rezulton se pas 33 javësh, Tirana asnjëherë nuk ka pasur më pak pikë sa këtë sezon. Ekipi i Orges Shehit regjistron 35 pikë. Kjo shifër është e njëjtë me atë të rënies në edicionin 2016/17, kur ishin luajtur 33 javë.
Tirana ndërkohë numëronte po ashtu 35 pikë edhe në edicionin e kaluar. Asokohe mbijetoi përmes fazës “play out”.
Kryeqytetasit rrezikonin rënien edhe në vitin 2019. Megjithatë ia dolën në fund që të lënë pas Kastriotin.
Tashmë i gjithë fokusi është te sfida e shtunës me Teutën. Më pas janë rezervuar takimet ndaj Vllaznisë dhe Elbasanit.
FORMA PAS 33 JAVËSH
2016/17 – 35 pikë
2018/19 – 40 pikë
2024/25 – 35 pikë
2025/26 – 35 pikë
PANORAMASPORT.AL













