“Nuk mendojmë Elbasanin”, Qirko para transfertës me Partizanin: Rrezik nga Hoxha? E dimë se….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2025 | 15:28

“Nuk mendojmë Elbasanin”, Qirko para transfertës me Partizanin: Rrezik nga Hoxha? E dimë se….

Pano Qirko ka folur në prag të ndeshjes që Partizani do të luajë ndaj Bylisit. Të kuqtë do të përballen nesër në transfertën e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.

Screenshot 2025-04-18 152741

Rrezikohet vendi i titullarit nga Hoxha? Nuk e mendoj se mund të jetë rrezikim. E dimë dhe stërvitemi çdo ditë me Albanin. Kjo gjë më ndihmon shumë sepse Albani është një portier nga më të mirët në Superligë, ka eksperiencën e tij. Çdo ditë që stërvitem me të, aq më shumë gjëra mësoj. Si trajneri edhe Albani më jep këshillat e duhura.

Çfarë ka ndryshuar me Gegën? Mund të them stabiliteti në mbrojtje është pika kyçe. Me atë stabilitet që kemi krijuar, mund të bëjmë mirë në kampionat dhe mund të jetë gjëja e duhur. Dhe unë edhe Albani ndihemi mirë me atë stabilitet në mbrojtje.

Final Four? E dimë që fundi i kampionatit dhe çdo ndeshje e rëndësishme në këtë situatë që kemi ardhur. Kemi ndeshje të vështirë me Ballshin, siç ata kanë nevojë për pikët e tyre dhe ne për pikët tona. Thjesht 1 pikë larg, duhet të merremi me ndeshjen tonë dhe jo të mendojmë çfarë ndeshje bën Elbasani. Thjesht fokusohemi te Ballshi, të nxjerrim 100% tonë, me fokusim, të kemi stabilitet dhe mendoj se do të arrijmë atë që duam.

PANORAMASPORT.AL