“Nuk ke parë gjë akoma”, Ruçi i motivuar pas golit tek Egnatia: Për Lushkjan flasim në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2025 | 16:40

“Nuk ke parë gjë akoma”, Ruçi i motivuar pas golit tek Egnatia: Për Lushkjan flasim në fund të sezonit

Flamur Ruçi i dha fitoren Egnatias sot ndaj Vorës, me golin e tij në fitoren 0 me 1. Pas ndeshjes foli pikërisht protagonisti i kampionëve.

Screenshot 2025-10-05 163930

Ruçi deklaroi në përfundim të sfidës në Laç:

“Jam i lumtur për golin, por më shumë i lumtur për vazhdimësinë. Shpresoj të vazhdojmë kështu që të plotësojmë objektivat e ekipit. Jemi mësuar me këtë mentalitet duke fituar dhe po bëjmë mirë. Cili është më i bukur nga trofetë lojtari i ndeshjes? Normale këto tani më shijojnë më shumë, por nuk ke parë gjë akoma. Do shikosh më shumë.

Jam një lojtar kokëulur. Gjithsesi humb vetë raste, mund të jem edhe unë si shoku që gaboi. Jemi një familje, duhet ta motivojmë shokun për më mirë. Jo t’i çojmë zërin.

Shpresoj ta ndihmoj sa më shumë ekipin me gola dhe asist. Për Lushkjen flasim në fund të sezonit, pasi ka bërë mirë dhe shikojmë në fund.

Normal që po, i falenderoj dhe çunat se pa këto nuk mund ta merrja këtë çmim. Ata bëjnë pjesën e tyre dhe ma bëjnë më të lehtë, dihet që janë kampion kanë dy vite dhe e kanë treguar veten e tyre, normale që ndikon. Normale edhe trajneri.

Krahasimi me Lushkjen, për ta kaluar me gola dhe performanca? Shpresojmë, ia kam lënë zotit në dorë, çfarë të ketë shkruar”, u shpreh Ruçi.

PANORAMASPORT.AL