Postuar: Janar 8, 2025 | 22:29
Nuk kanë fituar asnjëherë këtë sezon, Bylisi si “mace e zezë” për Dinamon
Në dy ndeshje të luajtura kundër Bylisit në këtë kampionat, Dinamo nuk ka mundur të marrë më shumë sesa 1 pikë. Blutë nuk kanë fituar asnjëherë këtë sezon ndaj këtij kundërshtari, që shihet si një mace e zezë.

Sfida e fazës së parë në Ballsh ishte vërtet dramatike, me Dinamon që humbi një 11-metërsh dhe pastaj u ndëshkua me një gola në kohën shtesë nga skuadra vendëse.
Ndeshja e fazës së dytë mes këtyre skuadrave, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim 1-1. Bylisi shënoi i pari, për kryeqytetasit barazoi Mandela. Blutë shpresojnë që në këtë përballje të tretë për këtë sezon të marrin 3-pikëshin e parë ndaj Bylisit.
PANORAMASPORT.AL













